Lajme
Komisioneri Varhelyi i dënon sulmet ndaj misionit të EULEX-it në veri
Demokracia
19:51 | 26 Maj 2023

Share:

Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, ka dënuar sulmet në Veri ndaj EULEX’it dhe misionit civil të Bashkimit Evropian.

Ai ka shpërndau postimin në Twitter të sekretarit amerikan, Antony Blinken, i cili e kritikoi Qeverinë e Kosovës për aksionin në Veriun e Kosovës për hyrjen e kryetarëve të zgjedhur shqiptarë nëpër objektet e komunave veriore.

E Varhelyi dënoi sulmet në Veri ndaj EULEX’it.

”Ne dënojmë fuqishëm sulmet ndaj patrullave të misionit civil të BE-së në Kosovë, EULEX”, ka shkruar ai në Twitter.

Të ngjashme