Sport
Komentatori italian “çmendet” pasi Milani fitoi titullin pas 11 vjetësh
Demokracia
11:25 | 23 Maj 2022

Share:

Tifozët e Milanit kishin arsye për të festuar dje.

“Rossoneri” u shpallën kampionë të Italisë për herë të parë pas 11 vjetësh pritjeje.

E këtë sukses e ka shijuar tej mase edhe tifozi më i flaktë i Kuqezinjve, i famshmi Tiziano Crudeli.

Tifozi italian njihet për spektaklin që e dhuron në studiot televizive kur luan Milani.

Dhe, një gjë të tillë e bëri edhe në fitoren 3:0 ndaj Sassuolos dje.


Ai e shijoi çdo moment, u gëzua për golat, e mbi të gjitha kur përfundoi ndeshja, me ç’rast Milani e siguroi edhe titullin e 19-të të kampionit.

Në studio kishte edhe tifozë të Interit dhe ai po i ngacmonte edhe ata, siç bën zakonisht me kundërshtarët.

Crudeli pa dyshim është hijeshia e tifozëve të Milanit.

Ai është bërë tashmë i njohur në botë me reagimet dhe festimet e tij për skuadrën e zemrës.

Të ngjashme