Sport
Kombëtarja e Armenisë zbarkon në Prishtinë, dy ditë para miqësores me Kosovën
Demokracia
12:52 | 14 Nëntor 2022

Share:

Ekspedita e Kombëtares së Armenisë ka zbarkuar në tokën e Kosovës, dy ditë para përballjes me “Dardanët”.

Kosova dhe Armenia do të sfidohen në një ndeshje miqësore më 16 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan Demokracia.com.

Federata e Futbollit e Armenisë ka shpërndarë disa fotografi të futbollsitëve dhe stafit pak para nisjes drejt kryeqytetit të Kosovës.


Në listën e futbollistëve të ftuar për takimin ndaj Kosovës te Armenia nuk figuron emri i yllit armen, Henrikh Mkhitaryan i cili luan tek Interi.

Tri ditë pas miqëores me Armeninë, Kombëtarja e Kosovës do të luajë edhe një tjetër takim kontrollues me Ishujt Faroe në Prishtinë./Demokracia.com/

Të ngjashme