Lajme
Komandanti i KFOR-it për situatën në veri: S’mund të ketë zgjidhje ushtarake, vetëm politike
Demokracia
19:00 | 06 Shtator 2023

Share:

“Kosova mbetet “shumë e paqëndrueshme” pavarësisht se situata e sigurisë është qetësuar që nga shpërthimi i madh i dhunës në maj.” – deklaroi komandanti i forcave të NATO-s në Ballkanit gjatë një konference të mërkurën, raporton Reuters.

Duke folur në selinë e NATO-s në Bruksel, Ristuccia shprehu shqetësimet rreth tensionit të vazhdueshëm midis shqiptarëve etnikë dhe serbëve në rajon, të nxitura nga mosmarrëveshjet e pazgjidhura politike.

“Situata është e qetë pas ngjarjeve të 29 majit. Por, në një farë mënyre, situata është ende shumë e paqëndrueshme. Ne e perceptojmë tensionin – për shkak të një morie të çështjeve të pazgjidhura,” u tha Ristuccia gazetarëve nga Selia e NATO-s në Bruksel.

Gjeneralmajori italian Angelo Michele Ristuccia, komandanti i Forcave të NATO-s në Kosovë (KFOR), tha se tensioni midis dy palëve mbeti i lartë për shkak të politike.

‘Diagnoza’ e gjendjes në veri sipas tij është “mosbesimi midis palëve”.

“Nëse duhet të bëjmë një diagnozë të asaj që po ndodh, do të thoja se sëmundja më shqetësuese është mosbesimi – mosbesimi midis palëve,” ka deklaruar ai.

Në këtë kontekst, komandanti i NATO-s ka deklaruar se nuk mund të ketë zgjidhje ushtarake por vetëm politike.

“Kjo do të thotë se nuk ka një zgjidhje ushtarake. Zgjidhja e vetme është një zgjidhje politike.” – ka thënë ai.

Të ngjashme