Lajme
Komandanti i KFOR-it flet me Mojsiloviqin, bisedojnë për zhvillimet e fundit
Demokracia
17:40 | 27 Nëntor 2023

Share:

Komandanti i KFOR-it në Kosovë Ozkan Ulutas ka zhvilluar një bisedë telefonike me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjeneral Milan Mojsiloviq.

Në njoftimin e KFOR-it thuhet se biseduan në lidhje me zhvillimet e fundit, transmeton Klankosova.tv.

“Ata shkëmbyen pikëpamje lidhur me zhvillimet e fundit dhe bashkëpunimin e tyre të vazhdueshëm”.

“Komandanti i KFOR-it përsëriti se KFOR-i, si gjithmonë, do të vazhdojë të përmbushë misionin e tij – në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme – për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes në përputhje me mandatin e tij të bazuar në Rezolutën 1244 të vitit 1999 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme