Lajme
Komanda Evropiane e SHBA-ve: Angazhimi për një partneritet të fortë me Kosovën mbetet i palëkundur
Demokracia
15:56 | 17 Shkurt 2024

Share:

Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara e njohur ndryshe si, EUCOM, e cila është një nga njëmbëdhjetë komandat e unifikuara luftarake të ushtrisë së SHBA-ve, me seli në Gjermani, që mbulon 51 vende në botë, ka thënë se angazhimi i tyre për një partneritet të fortë me Kosovën mbetet e palëkundur.

Ndërsa ka uruar Kosovë për 16 vjetorin e pavarësisë, EUCOM, ka thënë se angazhimi i tyre për stabilitet rajon dhe vlera të përbashkëta gjithashtu mbetet i palëkundur.

“Sot, në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, ne festojmë rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë dhe sovranitetit. Angazhimi ynë për një partneritet të fortë, stabilitet rajonal dhe vlera të përbashkëta mbetet i palëkundur”, thuhet në njoftimin zyrtar të EUCOM në platformën, X.

 

 

Të ngjashme