Sport
Kokaina me simbolet e Hitlerit kapet në Peru
Demokracia
21:23 | 26 Maj 2023

Share:

Policia e Perusë bën me dije se ka sekuestruar një sasi të madhe me lëndë narkotike të llojit kokainë gjatë një operacioni të zhvilluar në bashkëpunim me forcat e ushtrisë dhe rojet kufitare.

Lënda narkotike u gjet e fshehur në një kamion, teksa në qeset mbështjellëse të saj ishte stampuar flamuri i nazistëve dhe emri i Hitlerit.

Pas verifikimeve rezultoi se në kamion u gjetën më shumë se 58 kg kokainë tepër e pastër që mendohet se kishte destinacion Belgjikën.

Policia deklaroi se droga do të shitej me 50 mijë euro kilogrami në tregjet europiane, teksa në lidhje me simbolet e stampuar u shpreh se tregojnë organizatën kriminale që e transporton atë.

Të ngjashme
Sport • 08 Maj 2024