Lajme
Kohë e rëndë për shtetin | Defunksionalizimi i Kosovës nga Albin Kurti
Demokracia
12:14 | 24 Maj 2025

Share:

Ndonëse Kosova është një shtet i ri, asnjëherë deri më tani nuk kishte probleme në funksionalitetin e institucioneve shtetërore.

Por, që nga ardhja në pushtet e Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje, institucionet shtetërore janë vendosur në situta të vështira të funksionimit dhe pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025, shumë prej tyre janë plotësisht jofunksionale.

Aktualisht, dy institucionet kryesore shtetërore, si Qeveria dhe Kuvendi, nuk janë funksionale as 60 ditë nga certifikimi i rezultatit përfundimtar, shkruan Demokracia.com.

Pavarësisht çmimit të madh që po paguan Kosova, Kurti dhe Vetëvendosje vazhdojnë të tregojnë papërgjegjshmëri përballë domosdoshmërisë së shtetit për institucione funksionale, duke këmbëngulur në nënshtrimin e opozitës. Kurti dhe ministrat e tij, që ndonëse janë zgjedhur deputetë, vazhdojnë të qëndrojnë në detyrat e tyre në ekzekutiv edhe pse Kushtetuta e Kosovës nuk e lejon një gjë të tillë.

Situata bëhet edhe më serioze pasi Kosova ka fqinj, siç është Serbia, e cila nuk e njeh pavarësinë e shtetit tonë dhe vazhdimisht ka zhvilluar betejën diplomatike kundër Republikës së Kosovës dhe ka mbështetur akte të ndryshme, që kulmuan më sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, më 24 shtator 2023.

Mosrespektimi i institucioneve të pavarura dhe sulmet publike kundër drejtuesve të tyre, janë vetëm disa nga shembujt e përditshëm që Kurti dhe Qeveria e tij u kanë ofruar qytetarëve të Kosovës gjatë mandatit të tyre qeverisës.

Goditje për Republikën, për pak vota… | Bota e merr vesh: Kryeministri Albin Kurti nuk i respekton institucionet e shtetit që përfaqëson

“Sulmi i 24 shtatorit” | Kurti, në të njëjtën konferencë akuzon Serbinë e Vuçiqin dhe në mënyrë të paprecedentë sulmon institucionet e Republikës së Kosovës, Këshillin Prokurorial e Kryeprokurorinë

Të premtën e 23 majit, për të 20-ten herë me radhë, Kuvendi i Kosovës ka dështuar të konstituohet plotësisht dhe të zgjedhë kryetarin e tij.

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, vazhdon të këmbëngulë që kryeparlamentare të votohet vetëm Albulena Haxhiu, ish-minstrja e Drejtësisë dhe një figurë politike e njohur për gjuhën e saj përçarëse.

S’ka ndryshim as në seancën e nesërme, Kurti sinjalizon se do të provohet sërish Albulena Haxhiu

Bllokada politike e krijuar nga Lëvizja Vetëvendosje, po ndikon negativisht në përpjekjet e Kosovës për të siguruar fonde nga Bashkimi Evropian dhe institucionet ndërkombëtare, të cilat janë të kushtëzuara me krijimin e institucioneve funksionale dhe zbatimin e reformave të nevojshme.

Lajmi se Kosova rrezikon të humb rreth 900 milionë euro, ishte dhënë nga presidentja Vjosa Osmani, pas dështimit të 16-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

“Edhe sot i kam inkurajuar partitë politike të gjejnë zgjedhje të përbashkët. Ky është vetëm takimi i parë, nëse është e nevojshme do të takoj edhe liderët veç e veç, këto takime nuk janë për formimin e qeverisë, por për konstituimin e Kuvendit. Disa prej pasojave që po ballafaqohet vendi ynë si pasojë e moskonstituimit të Kuvendit është zvarritja e procesit të planit të zgjerimit të BE-së, pra po flasim për diku rreth 900 milionë euro do të ishte përfitimi sikur Kosova ta ratifikonte marrëveshjen me BE-në”, ka deklaruar ajo, më 15 maj 2025. /Demokracia.com/

Të ngjashme