Lajme
VIDEO: Koha kur Trendafilova thoshte se të dyshuarit s’mund të qëndrojnë më shumë se një vit në paraburgim
Demokracia
23:02 | 29 Nëntor 2023

Share:

Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, po qëndron në Kosovë. Ajo sot pati një bashkëbisedim me gazetarë dhe pjesëtarë të shoqërisë civile, ku foli për punën e Gjykatës Speciale.

Por, gjashtë vjet më parë, Trendafilova kishte thënë se të dyshuarit nuk mund të qëndrojnë më shumë se një vit në paraburgim.

“Ne jemi përgatitur që ta sigurojmë kornizën ligjore që do t’i shërbejë qëllimit të sigurisë së gjithkujt që do të paraqitet para gjykatës dhe proceseve të drejta për të gjithë të akuzuarit. Andaj kemi ardhur në përfundim se paraburgimi nuk mund të zgjasë më shumë se 1 vit”, kishte thënë Trendafilova.

Me vonesë prej mbi 20 minutash nisi konferenca e kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, shkaku i gazit lotsjellës që depërtoi në hotelin ku u mbajt kjo ngjarje të mërkurën.

Kur Trendafilova erdhi, ajo u prit me protesta nga PSD-ja.

Ndërsa, kur u pyet për seancat e mbyllura në Hagë, Trendafilova tha se sheh vetëm atë që e sheh publiku në uebfaqen e gjykatës dhe gjykata po fajësohet pa arsye.

“Sa u përket seancave të mbyllura, epo e përmenda pak më herët që gjatë shumë seancave edhe mbrojtja ishte e gatshme për të hyrë në seancë private dhe kjo nuk duhet t’iu atribuohet vetëm gjyqtarëve… Dhe së fundi ishin 8 dëshmitarë e trupi gjykues u tha jo dëshmitarëve, do të dëshmoni dhe flisni në publik e jo në seancë private, sepse duhet që ta ketë një qëllim kjo. Sidoqoftë, kjo vendoset rast-për-rast prej gjyqtarëve dhe ju them me plot përgjegjësi se janë të përkushtuar në atë që e bëjnë – në çdo minutë”, tha Trendafilova.

Ish-krerët e UÇK-së po mbahen në paraburgim që nga 5 nëntori i vitit 2020. /Demokracia.com/

Të ngjashme