Lajme
Koha kur KEK-u thoshte se menaxhmenti i tij nuk i nënshtrohet presionit të politikës
Demokracia
23:36 | 05 Prill 2022

Share:

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) u bë së fundmi çerdhe e punësimeve të militantëve të Vetëvendosjes dhe familjarëve të menaxhmentit të saj. 

Diku 128 të punësuar në konkursin e fundit u punësuan duke shkelur ligjin. Pjesë e listave të të pranuarve ishin militantë partie e të afërm të menaxhmentit të KEK, shkruan Demokracia.com.

E para këtij skandali kjo ndërmarrje publike thoshte se Menaxhmenti i Korporatës Energjike të Kosovës nuk i nënshtrohet dhe nuk lëkundet nga asnjë presion i grupeve të caktuara të interesit apo qofshin ato edhe grupe politike.

Nëpërmjet një komunikate kohë më parë, Korporata Energjetike e Kosovës thoshte  se punësimi në korporatë bëhet vetëm pas zhvillimit të gjitha procedurave të rekrutimit në përputhje të plotë me Ligjin e Punës në fuqi, Udhëzimet Administrative të aplikueshme si dhe rregulloreve të brendshme të KEK-ut.

“Si rrjedhojë ju bëjmë me dije se, Menaxhmenti i Korporatës Energjike të Kosovës nuk i nënshtrohet dhe nuk lëkundet nga asnjë presion i grupeve të caktuara të interesit apo qofshin ato edhe grupe politike.  Korporata Energjetike e Kosovës është ndërmarrje publike dhe pasuri e gjithë qytetarëve të Kosovës, prandaj si të tillë kemi përgjegjësi juridike dhe morale ta ruajmë nga çfarëdo interesi tjetër”, thuhej në komunikatën e KEK-ut.

Kujtojmë se një skandal i madh punësimi ka plasur ditët e fundit. Në konkursin e fundit mbi 4 mijë e 600 kandidatë aplikuan për plotësimin e 128 pozitave të lira në Korporatën Energjetike të Kosovës. Në mesin e të pranuarve në ndërmarrjen publike, u panë emra të familjarëve të zyrtarëve të VV-së e të zyrtarëve të KEK-ut. /Demokracia.com/

E pranon anëtari i komisionit në KEK që iu punësua vëllai: Jam përkrahës i Albin Kurtit

Të ngjashme