Lajme
Koci e quan “urgjente” krijimin e njësive intervenuese në qendër të Prishtinës dhe afërsi të klubeve të natës
Demokracia
11:45 | 05 Gusht 2023

Share:

Pas ngjarjes tragjike që ndodhi dje në “Bon Vivant” ku një personi mbeti i vdekur si pasojë e të shtënave me armë zjarri dhe dhjetëra të tjerë mbetën të lënduar, ka reaguar edhe avokati Arianit Koci.

Koci ka shkruar përmes një reagimi se “urgjentisht duhet të krijohen njësi policore intervenuese, që mision të vetëm e kontrollin e personave-së paku në qendrën e Prishtinës, dhe në afërsi të klubeve të natës”.

“Një person paska vdekur mbrëmë si pasojë e një përleshjeje me armë zjarri, në qendër të Prishtinës. 4 të plagosur dhe 17 të lënduar! Çmenduri! Kjo statistikë, në gjendje lufte është shqetësuese, e lënë më në një vikend të zakonshëm. 2. Si është e mundur tash verës kur jemi të gjithë me maica, në qendër të kryeqytetit të sillën vërdallë, persona të armatosur?Çka po bën policia? Krimi ka ndodhur 200 metra prej stacionit policor. Po sigurimi i lokalit?3. Urgjentisht duhet të krijohen njësi policore intervenuese, që mision të vetëm e kontrollin e personave-së paku në qendrën e Prishtinës, dhe në afërsi të klubeve të natës. Besoni, po pritoj kur po vjen vikendi, ty ia bajtë gajlën vajzës se ku po del. Prishtina, definitivisht, nuk është qytet i sigurt. Sidomos vikendeve!”, ka shkruar ai.

Të ngjashme