Sport
Klubi kosovar thotë “harrojeni për pak Luizin” teksa prezanton përforcimin e ri
Demokracia
23:09 | 07 Shkurt 2023

Share:

Klubi i Basketbollit Rahoveci ka prezantuar përforcimin e ri të skuadrës. Jonathan Holton i është bashkuar klubit të Superligës së Kosovës.

Rahoveci nëpërmjet njoftimit në faqen zyrtare në Facebook ka bërë të ditur se përforcimi i ri është gati të debutojë në Final 8 të Kupës së Kosovës, shkruan Demokracia.com.

Të vetëdijshëm se shumë njerëz e “rezervojnë” kohën e tyre të martën mbrëma për Reality Show “Big Brother VIP Albania”, kanë kërkuar që për një moment ta heqin vëmendjen nga njëri prej banorëve më të komentuar.

NJOFTIMI I PLOTË:

WELCOME TO GRAPELAND JONATHAN

Harrojeni për një moment Luizin…

Ju prezantojmë me transferin tonë më të ri, Jonathan Holton, i cili do të përforcojë trapezin e ekipit për pjesën e mbetur të stinorit.

Jon, është i gjatë 206 centimetra dhe ka një karrierë tejet të mbreslënëse para vetes, duke luajtur në ekipe të shumta kryesisht nga Amerika Latine (Argjentinë, Meksikë) dhe vendet e Evropës (Estoni, Holandë e Hungari). Gjersa, eksperienca më konkurruese për të, ka qenë në Estoni tek ekipi i Kalev/Cramos me të cilët u paraqit edhe në ligën e fuqishme VTB League.

Ai është gati për Final 8./Demokracia.com/

Të ngjashme