Sport
Ponte Prizreni e emëron zyrtarisht trajnerin e ri
Demokracia
16:35 | 21 Dhjetor 2022

Share:

KB Ponte Prizreni e ka emëruar në postin e kryetrajnerit Edin Kërveshin, shkruan Demokracia.com.

Kërveshi është zyrtarizuar te Ponte Prizreni me lajmin e bërë të ditur nga vetë klubi prizrenas.

“Nga sot zyrtarisht Edin Kërveshi do jetë në krye të shtabit teknik të KB Ponte Prizreni ku së bashku me ndihmës trajnerin Rigon Hasi do ta udhëheqin skuadrën”, thuhet në njoftimin e klubit.

Trajneri Kërveshi edhe në të kaluarën ishte për katër sezone në skuadrën e Ponte Prizrenit./Demokracia.com/

Të ngjashme