Sport
Klubi i Bundesligës shkarkon zyrtarisht trajnerin, shkak mungesa e pikëve
Demokracia
18:30 | 12 Shtator 2022

Share:

Klubi i Bochumit ka shkarkuar nga puna trajnerin Thomas Rais pas humbjes 3-1 kundër Schalke 04 dhe mungesa e rezultateve pozitive në gjashtë xhirot e para të kampionatit.

Në gjashtë ndeshje të luajtura, Bochum ka pësuar gjashtë humbje. Dy dështime, skuadra i mori ndaj Ëerder Bremenit dhe Schalkes, që janë ngjitur në këtë sezon në Bundesligë.


Rais u ul në stolin e Bochumit në shtator të 2019 dhe e udhëhoqi ekipin drejt ngjitjes në Bundesligë në sezonin 2020-2021.

48-vjeçari është tekniku i dytë që hiqet nga puna nga një klub i Bundesligës. Një javë më parë u ndërprenë marrëdhëniet me trajnerin e Leipzigut, Domeniko Tedesko./Demokracia.com/

Të ngjashme