Sport
Klubi evropian prezanton fanellat e reja, inspirohen nga karriget e autobusit
Demokracia
16:37 | 16 Qershor 2022

Share:

Klubi i Futbollit, Bohemian prezantoi një fanellë të pazakontë, të cilën do ta përdorin në Kupën FAI (Kupa e Irlandës).

Fanella është frymëzuar nga modeli i karrigeve në autobusët e Dublinit dhe synon t’i bëjë reklamë rrjetit të transportit publik.

“Dublin Bus është rrjeti më i përdorur i transportit publik në Republikën e Irlandës, i cili tashmë ka marrë qytetarët tanë në miliona udhëtime për në shkollë, kolegj, punë, ndeshje futbolli dhe shumë më tepër”, njoftoi klubi irlandez.

Klubi më tej zbuloi se 10 përqind e vlerës së shitjes së fanellës së re do t’i dhurohet partnerëve të Dublin Bus, LGBT Ireland dhe Bohemians ShoutOut./Demokracia.com/

Të ngjashme