Sport
Klopp e ngrit në “qiell” Napolin e Amir Rrahmanit: Ata janë për finale, luajnë futbollin më të mirë në Evropë
Demokracia
17:06 | 31 Tetor 2022

Share:

Nesër, në orën 21:00, Liverpool do të pres në ‘Anfield’ skuadrën e Napolit, e cila jo vetëm që ka fituar takimin e parë në ‘Diego Armando Maradona’ por edhe kryeson renditjen në grupin A të Champions League me 15 pikë në pesë ndeshje.

Në konferencën për shtyp në prag të këtij takimi trajneri Jurgen Klopp vlerëson me superlativa Napolin, kundërshtarin e radhës: “Nëse ata vazhdojnë të luajnë kështu, ata kanë mundësinë të arrijnë në finalen e Champions League. Më pëlqen shumë ajo që po bëjnë, asgjë për të thënë: ata janë ekipi më i mirë në Europë”.

Liverpoolit do t’i duhet të mundë ‘azzurrët’ me katër ose më shumë gola për të përfunduar i pari në Grupin A.

“Ne do të përpiqemi për të fituar, pastaj do të mendojmë për golat. Pas humbjes së ndeshjes së parë, ne jemi të motivuar dhe kur një ekip bën një brez fitoresh prej kaq kohë, nuk e di se si do të jetë performanca e radhës”, ka thënë Klopp.

‘Reds’ nuk po kalojnë një moment të mirë: “Goli i pësuar në minutën e 89-të ndaj Leeds më ka prishur gjumin, e mendoj edhe kur shkoj në tualet… Nuk mund të mendojmë të zgjidhim të gjitha probleme në një ndeshje të vetme, por do të luajmë njëra pas tjetrës dhe shpresoj që të rikthehen të gjithë lojtarët të shëndetshëm pas Kupës së Botës. Për mendimin tim është e padrejtë të më vlerësosh mua dhe lojtarët tani, ne do të shohim një bilanc përfundimtar në fund të sezon. Tani duhet të vazhdojmë të luftojmë”.

Klopp rikthehet te Napoli: “Unë e respektoj atë që po bën, dhe Spalletti na respekton ne. Nuk mendoj se ata kopjuan stilin tonë, në mbrojtje ata luajnë një futboll tjetër dhe kanë një energji dhe intensitet tjetër. Një ekip që na pëlqen ta shikojmë.”

Të ngjashme