Lajme
Klinika e Radiologjisë me shifra rekorde të punës gjatë vitit 2020
Demokracia
14:52 | 11 Shkurt 2021

Share:

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), ka njoftuar se për vitin 2020 Klinika e Radiologjisë ka thyer rekorde  të ofrimit të shërbimeve  për pacientët, edhe pse shumica e shërbimeve si shkak i pandemisë kanë qenë të kufizuara.

QKUK, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se gjatë kësaj kohe janë realizuar më tepër se 80 mijë radiografi, më shumë se 21 mijë tomografi të kompjuterizuara dhe mbi 1 mijë e 400 angjiografi me tomografi të kompjuterizuara, Demokracia.com.

Po ashtu janë realizuar 32 angiografi digjitale subtraksionale, 395 biopsi dhe për herë të parë në historinë e shëndetësisë kosovare, me trombektomi mekanike janë trajtuar 5 pacientë, me infarkt të freskët iskemik në tru dhe janë kthyer nga invaliditeti brenda 6 orëve të para.
Njoftimi i plotë i QKUK-së, pa ndërhyrje:

Klinika e Radiologjisë ka prekur shifra rekorde të ofrimit të shërbimeve mjekësore për pacientët në vitin 2020, ndonëse në kohë të Pandemisë COVID-19, kur shumica e shërbimeve ishin kufizuar në QKUK, me qëllim të parandalimit të përhapjes së infeksionit.

Gjatë kësaj kohe, janë realizuar më tepër se 80 mijë radiografi, më shumë se 21 mijë Tomografi të Kompjuterizuara dhe mbi 1400 Angjiografi meTomografi të Kompjuterizuara.

Duke marrë për bazë raportin vjetor të punës, me angazhimin e personelit shëndetësor, në Klinikën e Radiologjisë janë kryer edhe 9800 Rezonanca Magnetike, 1700 mamografi dhe më shumë se 15 mijë ultrazëra.

Në periudhën 12 mujore të vitit të shkuar, gjithashtu, janë bërë 32 DSA (Angiografi Digjitale Subtraksionale), 395 biopsi dhe, për herë të parë në historinë e shëndetësisë kosovare, me Trombektomi Mekanike janë trajtuar 5 pacientë, me infarkt të freskët iskemik në tru dhe janë kthyer nga invaliditeti brenda 6 orëve të para./Demokracia/

QKUK: Radiologjia me shifra rekorde të punës

Klinika e Radiologjisë ka prekur shifra rekorde të ofrimit të shërbimeve…

Posted by QKUK- Shskuk info on E enjte, 11 Shkurt 2021

Të ngjashme