Lajme
Klinika e Kardiologjisë trajtoi 6 mijë pacientë me probleme në zemër
Demokracia
18:09 | 13 Dhjetor 2022

Share:

6 mijë pacientë me probleme të ndryshme kardiologjike të zemrës, janë trajtuar nga 1 janari 2022 e deri më tani në kuadër të Klinikës së Kardiologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, prej tyre 921 në kuadër të Njësisë Koronare dhe të tjerët në kuadër të reparteve të tjera të kësaj klinike.

Mjekët e kësaj klinike kanë kryer mbi 12 mijë e 500 vizita ambulantore për pacientët, në shërbime të ndryshme ambulantore.

Sipas po të njëjtit raport, stafi ka kryer 2 mijë e 680 koronarografi, 1 mijë e 600 raste të stentimit, duke vendosur 2 mijë e 680 stenta.

Janë kryer edhe shumë shërbime të tjera kardiologjike në reparte të ndryshme, përfshirë raste elektrofiziologjike, thuhet në një postim të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.

Të ngjashme