Lajme
Klinaku edhe njëherë: Të merren në pyetje Kusari dhe Simiq, për vendndodhjen e Radojçiqit
Demokracia
18:50 | 13 Korrik 2023

Share:

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, ka folur sërish për përgjimet e publikuara nga Nacionale, ku Mimoza Kusari-Lila, shefe e grupit parlamentar të VV-së, flet me Slavko Simiqin, ish-deputet i Listës Serbe.

Klinaku për emisionin “Five” të RTV Dukagjinit, ka thënë se ka qenë e ditur për bashkëpunimin e Vetëvendosjes me Listën Serbe, duke theksuar se ky bashkëpunim ka ndodhur në momentin e votimit të projektligjit, i cili i lë jashtë pagës minimale veteranët.

“E kemi ditur që janë dakorduar me Listën Serbe kur kemi pasur protesta, kur i hoqën veteranët nga paga minimale në mënyrë të paligjshme, sepse pa prezencën tonë s’duhet të kenë ndryshime ligjore. Lista Serbe në momentin që e kanë votuar të hiqen veteranët e kanë lëshuar sallën, atëherë e kemi ditur që kanë dakordim. E kemi ditur që nuk mund ta kalojnë ndryshe, përveç me Listën Serbe, sepse kemi pasur kontakte me opozitën dhe parti tjera, dhe kanë thënë se nuk do të votojnë”, ka thënë ai.

Ai ka përsëritur kërkësën e tij.

“Prokuroria duhet t’i marrë në pyetje, duhet t’u ngritë padi, sepse me siguri e di vendndodhjen e Milan Radojçiqit”.

Të ngjashme