Lajme
Klikoi në linkun e gabuar, gruas nga Vushtrria i mbyllen rrjetet sociale
Demokracia
09:15 | 20 Nëntor 2022
Ilustrim

Share:

Një grua nga Vushtrria ka raportuar në polici se nga një link të cilin e ka hapur i janë bllokuar të gjithë adresat në rrjete sociale.

Sipas policisë zyrtarët policorë janë duke u marr me rastin dhe janë duke vazhduar hetimet për këtë rast.

“NDËRHYRJE NË SISTEMIN KOMPJUTERIK/Vushtrri, 18.11.2022 – 14:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se në rrjetin social nga një link të cilin e ka hapur i janë bllokuar të gjitha adresat në rrjete sociale. Me rast janë duke u marrë zyrtarët përkatës të kësaj natyre”, thuhet në raportin e PK-së.

Policia ka njoftuar më tej se rasti është duke u hetuar./Demokracia.com

Të ngjashme