Auto&Tech
Kjo veturë Porsche 911 Turbo S Cabriolet është në shitje dhe thuhet se ka “të gjitha opsionet”
Demokracia
18:14 | 06 Qershor 2022

Share:

Nëse jeni duke kërkuar një veturë që mund të jetë “shumë mirë e pajisur” nga lloji i Porsche, atëherë kjo makinë mund të jetë për ju.

Makina sportive gjermane është listuar për shitje përmes Rusnak/Westlake Porsche në Thousand Oaks, Kaliforni.

Dhe ajo ka një çmim prej 305,888 dollarë (rreth 285,000 euro), përcjell Telegrafi.

Kjo është një shumë interesante, veçanërisht kur mendoni se një kabriolet i ri 911 Turbo S fillon me 219,800 dollarë në SHBA.

Sidoqoftë, gjërat që e bëjnë këtë 911 Turbo S Cabriolet të dallohet nga shumica e të tjerëve është se ajo i ka “pothuajse të gjitha opsionet”.

Ajo ka të kaluara vetëm 11,629 kilometra që nga largimi nga fabrika.

Ndryshe, makina fuqizohet nga një motor 3.7 litra që “pompon” 641 kuaj fuqi në 6750 rpm dhe 800 Nm çift rrotullues.

Të ngjashme