Sport
Kjo nuk ka ndodhur më herët, ylli i NBA-s godet brutalisht shokun e skuadrës
Demokracia
17:38 | 07 Tetor 2022

Share:

Stërvitja e skuadrës sw NBA-së, Golden State Warriors, nuk ka shkuar mirë pasi ka pasur një përplasje fizike mes dy yjeve, veteranëve Draymond Green dhe Jordan Poole.

Pas një konfrontimi të ashpër verbal, dyshja filluan të shtyjnë njëri-tjetrin dhe Green e goditi me grusht Poole, pas së cilës seanca stërvitore u ndërpre, transmeton Demokracia.com.

Pas një veprimi, Green u drejtua drejt Poole dhe pas një shtytjeje të shkurtër, lojtari katër herë i All-Star dhe ish-mbrojtësi më i mirë në ligë, godet brutalisht yllin e ri të ekipit.

Shokët e tjerë të skuadrës dhe stafi profesional erdhën për të ndihmuar, dhe ata e larguan Green, Poole veçëse kishte humbr vetëdijen për pak kohë. TMZ Sport shkruan se klubi mund të ndëshkojë ashpër Green dhe një nga opsionet e përmendura edhe largim nga ekipi. /Demokracia.com

Të ngjashme