Sport
Kjo “matematikë” e përball Ballkanin me Shkupin në “Play-Off” të Ligës së Konferencës
Demokracia
14:51 | 02 Gusht 2022

Share:

Kampioni i Kosovës, Ballkani dhe kampioni i Maqedonisë së Veriut, Shkupi mund të përballen mesvete ne “Play-Off”-in për fazën e grupeve në Ligën e Konferencës, shkruan Demokracia.com.

Shkupi, klubi shqiptar nga Maqedonia e Veriut do të përballet me ekipin e Schmrock Rovers në rrethin e tretë kualifikues në Ligën e Evropës.

Në anën tjetër, Ballkani luan në rrethin e tretë kualifikues në Ligën e Konferencës me ekipin nga Ishujt Faroe, KI Klaksvik.

Ekziston një “matematikë” që mund të përball dy klubet shqiptare mesvete për një vend në fazën e grupeve në Ligën e Konferencës.

Ky duel do të mundësohej nëse Shkupi eliminohet nga Schmrock Rovers dhe Ballkani të kualifikohet tutje ndaj ekipit të KI Klaksvik.

Kësisoj, nëse do të ndodhte ky takim një gjë do të ishte e sigurt. Një klub shqiptar e siguron fazën e grupeve në Ligën e Konferencës për herë të parë.

Shkupi u eliminua nga Dinamo Zagrebi në rrethin e dytë kualifikues në Ligën e Kampionëve, ndërkohë Ballkani lehtësisht arriti në rrethin e tretë në Ligën e Konferencës duke eliminuar me rezultat të përgjithshëm 10:0 ekipi nga San Marino, La Fioritas. /Demokracia.com/

Të ngjashme