Sport
Kjo është treshja e gjyqtarëve që do ndajnë drejtësinë në duelin Zvicër – Kosovë
Demokracia
15:31 | 29 Mars 2022

Share:

Drejtësinë në ndeshjen miqësore mes Zvicrës dhe Kosovës në stadiumin “Letzigrund” do e ndajnë treshja franceze.

Ruddy Buquet do të jetë gjyqtar kryesor i sfidës që luhet në Cyrih, ndërsa ndihmohet edhe nga dy anësoret, Benjamin Pages dhe Mehdi Rahmouni. Ndërkohë që gjyqtar i katërt është zvicerani, Stefan Horisberger, raporton Demokracia.com.

“Dardanët” e fyejnë rëndë Andi Zeqirin, futbollistin që zgjodhi Zvicrën para Kosovës

Buquet, javë më parë ishte gjyqtar i katërt në ndeshjen e Ligës së Evropës mes West Ham United dhe Sevillës.

Ballafaqimi mes Zvicrës dhe Kosovës është e fundit për dy reprezentacionet në kuadër të ciklit ndërkombëtar të muajit mars.

Kujtojmë se Kosova pesë ditë më parë mposhti thellë 5:0 Burkina Fason në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“Avullohen” të gjitha biletat për ndeshjen Zvicër – Kosovë, kaq tifozë pritet të jenë prezent në stadium

Zvicra vjen nga humbja 2:1 nga Kombëtarja angleze. /Demokracia.com/

Të ngjashme