Sport
“Dardanët” e fyejnë rëndë Andi Zeqirin, futbollistin që zgjodhi Zvicrën para Kosovës
Demokracia
14:43 | 29 Mars 2022

Share:

Tifogrupi i Kombëtares së Kosovës “Dardanët” që nga orët e hershme të mëngjesit po qëndrojnë në qytetin e Cyrihut, gjegjësisht në afërsi të hotelit ku janë akomoduar futbollistët kosovarë para duelit miqësor me Zvicrën nga ora 18:00.

Një pjesë e “Dardanëve” kanë nisur këngët dhe brohoritjet në mbështetje të lojtarët që bartin fanellën e Kosovës, raporton Demokracia.com.

Krahas këngëve, ata në një moment e fyen rëndë futbollistin me prejardhje nga Kosova, Andi Zeqirin që përfaqëson Zvicrën.

Përballja sy më sy me Kosovën dhe Dardanët, sfidë e sikletshme për Andi Zeqirin

Zeqiri zgjodhi Zvicrën në vitin e kaluar, pavarësisht se u raportua të ketë marrëveshje me FFK-në për të përfaqësuar Kosovën, përfaqësim ky që nuk ndodhi asnjëherë.

“Dardanët” paralajmëruan edhe para ndeshjes se do të ketë befasi në lidhje me Andi Zeqirin.

Demokracia.com ju sjell pamjet drejtpërdrejtë nga Cyrihu. /Demokracia.com/

Të ngjashme