Lajme
Kjo është pasuria e Mimoza Kusarit dhe Armend Mujës, dyshes që udhëhoqi votimin kundër Trustit
Demokracia
20:44 | 19 Janar 2023

Share:

Mimoza Kusari Lila, ushtruese e detyrës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ishte më e zhurmshmja që të akordonte njësoj kundërshtinë ndaj Projektligjit për tërheqjen e mjeteve financiare nga Trusti në mesin e deputetëve. Kategorikisht kundër lejimit të Trustit ishte edhe deputeti Armend Muja. 

Por, Kusari-Lila edhe Muja e kanë shumë më të lehtë ta përballojnë krizën e rëndë që ka kapluar Kosovën, sepse kanë pasuri dhe pagë të majme, shkruan Demokracia.com.

Po ashtu Kusari Lila ka edhe një shtëpi 100 metra katrorë, vlera e së cilës thotë ajo është 65 mijë euro.

Ajo po ashtu posedon veturë të tipit ‘Mercedes’ në vlerë të tetë mijë eurove.

E njëjta ka deklaruar se merr 22,337 euro në vit nga Kuvendi i Kosovës.

Kusari-Lila ka qenë e zëshme për kundërshtim ndaj tërheqjes së mjeteve monetare, ndonëse bashkëshorti i saj pati tërhequr 4,012 euro nga Trusti në janar të 2021-ës.

Si duket për Kusari-Lila nuk ka “krizë”, prandaj edhe është kundër tërheqjes së Trustit.

Në deklarimin e saj të pasurisë për vitin 2022, ajo kishte deklaruar se burri i saj kishte tërhequr 10 për qind nga Trusti me vlerën e 4 mijë eurove.

Ndërkohë, ajo sot në Kuvendin e Kosovës, me piskamë reagoi kundër kritikave ndaj kryeministrit Kurti për fjalimin e tij për Oliver Ivanoviqin.

Edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës Armend Muaj që njëherit është edhe kryetar i i komisionit për Buxhet dhe Transfere, bazuar në deklarimin e pasurisë që ka bërë në Agjencinë Kundër Korrupsion ka pagë mujore 4 mijë euro.
Banesën që posedon ka 60 metra katrorë dhe vlera e saj është 35 mijë euro.

Përveç pagës, ai posedon banesë, veturë dhe ‘gjithçka’ tjetër.

Veturë në vlerë prej 6 mijë e 400 euro.

Të ngjashme