Lajme
Kjo është pasuria e kryetarit të ri të LDK-së
Demokracia
16:53 | 14 Mars 2021

Share:

Kryetari i sapozgjedhur i LDK-së, Lumir Abdixhiku sa ishte ministër i Infrastrukturës në Qeverinë Kurti, ka deklaruar pasuri deri në 440 mijë euro.

Sipas deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsion, Lumir Abdixhiku ka deklaruar se ka pasuri të paluajtshme të konsiderueshme, raporton Demokracia.com.

Vlera totale e pasurisë së Lumir Abdixhikut shkon deri në 440 mijë euro.

Ai ka blerë një shtëpi me sipërfaqe 214 metra katrorë të blerë nga kursimet dhe kredia bankare në vitin 2014 për 200 mijë euro.

Ai ka trashëguar një shtëpi tjetër nga prindërit që ka vlerën e 150 mijë eurove, dhe po ashtu ka një tokë pune në vlerë të 90 mijë eurove.

Gruaja e z.Abdixhiku vozit një veturë Mercedes që kushton 28 mijë e 500 euro. /Demokracia.com/

Të ngjashme