Lajme
Kjo është mënyra se si të përfundojë lufta në Ukrainë, sipas NATO’s
Demokracia
11:27 | 24 Gusht 2022

Share:

Sekretari i NATO-së, Jens Stoltenberg, ka thënë se me shumë gjasa lufta në Ukrainë do të përfundojë përmes bisedimeve.

“Ne do ta mbështesim Ukrainën për aq kohë sa të duhet”, tha ai për Sky News.

“Ne do të mbështesim Ukrainën që të mbizotërojë si një shtet i pavarur sovran në Evropë dhe më pas kjo luftë ka shumë të ngjarë të përfundojë në tryezën e bisedimeve”, ka deklaruar ai.

“Dhe rezultati i kësaj do të varet tërësisht nga forca në fushën e betejës, kjo është arsyeja pse ne i mbështesim ata”, ka thënë sekretari i forcës euroatlantike.

Të ngjashme