Lajme
Kjo është domethënia e shamive të kuqe, sipas Vetëvendosjes
Demokracia
16:48 | 10 Shkurt 2021

Share:

Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur në shtylla elektrike e në pemë shamia të kuqe.

Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur shami të kuqe nëpër pemë e shtylla elektrike, veprim ky që u kritikua nga shumë politikanë e personalitete të tjera.

Është nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ajo e cila përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook, ka sqaruar idenë e vendosjes së këtyre shamive të kuqe, shkruan Demokracia.com.

“Një fjongo e kuqe, me dashuri për vendin. Në kohën e realitetit bardh e zi që po jetojmë, e kuqja jep ngjyra, shpresë e pasion.  Edhe në simbolikat që paraqet, e kuqja është e bukur”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë i Nagavcit, pa ndërhyrje:

Një fjongo e kuqe, me dashuri për vendin.

Në kohën e realitetit bardh e zi që po jetojmë, e kuqja jep ngjyra, shpresë e pasion.

Edhe në simbolikat që paraqet, e kuqja është e bukur.

E kuqe, për dashurinë. Dashuri për vendin, për njerëzit e ndershëm.

E kuqe, për jetën. Për një jetë të gëzuar, të dinjitetshme.

E kuqe, për shëndetin. Shëndet të mirë e mirëqenje për secilin.

E kuqe, për energjinë. Energji për të punuar me përkushtim.

E kuqe, për luftën. Luftë ndaj krimit e korrupsionit.

E kuqe, për guximin. Guxim për betejat për barazinë për secilin.

E kuqe, për zemërimin. Zemërim për vitet e vjedhura nga qeveritë e korruptuara.

E kuqe, për pasionin. Pasion për një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë.

E kuqe, për veprimin. Pa asnjë kompromis me të keqen.

Andaj fjongot e kuqe në ditën e dashurisë i japin bukuri e ngjyra referendumit dhe fitores.

Me ✔️14 Krejt, me dashuri për vendin, votojmë Drejt ✔️127. /Demokracia.com/

Një fjongo e kuqe, me dashuri për vendin.

Në kohën e realitetit bardh e zi që po jetojmë, e kuqja jep ngjyra, shpresë e…

Posted by Arbërie Nagavci on E mërkurë, 10 Shkurt 2021

Të ngjashme