Diaspora
Kjo është arsyeja e mosnumërimit të votave nga diaspora
Demokracia
15:38 | 15 Shkurt 2021

Share:

Organizata jo-qeveritare GERMIN ka treguar se akoma nuk ka filluar procesi i verifikimit dhe numërimit të votave të ardhura nga jashtë Kosovës.

Sipas GERMIN, ky proces nuk ka filluar edhe pse ishte planifikuar të fillojë sot në ora 08:00 për shkak të vendimt të Gjykatës Themelore të Prishtinës për hetimin e pakove, shkruan Demokracia.com.

“Ky proces nuk ka nisur akoma edhe pse ishte planifikuar nga ora 08:00 e ditës së sotme. Arsyeja për këtë vonesë, sipas zyrtarëve të KQZ, është një vendim i Gjykatës Themelore të Prishtinës për të hetuar pakot me fletëvotime sipas shteteve nga ka ardhur posta, pa dhënë arsye shtesë”, thuhet në njoftimin e GERMIN.

Njoftimi i GERMIN pa ndërhyrje:

Akoma nuk ka filluar procesi i verifikimit dhe numërimit të votave të ardhura nga jashtë Kosovës

GERMIN, përmes vëzhguesve të akredituar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ndodhet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, ku do të verifikohen dhe numërohen votat e ardhura përmes postës. Ky proces nuk ka nisur akoma edhe pse ishte planifikuar nga ora 08:00 e ditës së sotme. Arsyeja për këtë vonesë, sipas zyrtarëve të KQZ, është një vendim i Gjykatës Themelore të Prishtinës për të hetuar pakot me fletëvotime sipas shteteve nga ka ardhur posta, pa dhënë arsye shtesë./Demokracia.com.

https://www.facebook.com/GerminKS/posts/2904452849828776

Të ngjashme