Lajme
Kjo është agjenda e plotë e ceremonisë së pranimit të vaksinave anti-COVID-19
Demokracia
16:53 | 28 Mars 2021

Share:

Kosova pritet të marrë sot dozat e para të vaksinës kundër COVID-19.

Kontingjenti i vaksinave anti-COVID, që pritet të vijnë në Kosovë, do të ketë 24 mijë doza të vaksinave nga 100 mijë e 800 dozave të vaksinës AstraZeneca, që Kosova do të marrë falas nga programi COVAX, shkruan Demokracia.com.

Sipas zyrës së Kryeministrit në ora 20:00 pritet të mbërrijnë vaksinat në aeroport (Terminali VIP).

Agjenda e plotë:

Më poshtë gjeni agjendën e plotësuar të ceremonisë së pranimit të vaksinave kundër COVID-19 që mbahet sonte, 28.3.2021, nga ora 20:15, në ANP “Adem Jashari”.

20:00 – Mbërritja në aeroport (Terminali VIP)
20:15 – Fillimi i ceremonisë
20:20 – Fjalimet1.Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti.

2.Ministri i Shëndetësisë, z. Arben Vitia.

3. Ushtruesi i Detyrës së Shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë, z. Riccardo Serri.

3. Përfaqësuesi i Shteteve të QUINT-it, Shkëlqesia e Tij, ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicolas Abbott.

4. Përfaqësuesja e Kombeve të Bashkuara e Ekipit për Kosovë, znj. Ulrika Richardson.

20:40 – Përfundimi i ceremonisë./Demokracia.com/

Të ngjashme