Lajme
Kisha Serbe ia njeh autoqefalinë Kishës Maqedonase
Demokracia
15:51 | 24 Maj 2022

Share:

Patriarku serb deklaroi se për këtë do të informohen më vonë të gjitha kishat ortodokse lokale.

“Tani, vëllezër e motra, kur vijmë këtu, ju sjellim një gëzim tjetër. Sinodi i Shenjtë i Ipeshkvijve të Kishës Ortodokse Serbe njëzëri iu përgjigj kërkesës së Këshilli i Kishës Ortodokse Serbe-Arqipeshkvia e Ohrit dhe Këshilli i kishës sonë e bekoi, miratoi, pranoi dhe njohu autoqefalinë e saj. Në të njëjtën kohë, vëllezër dhe motra, është detyrë e Sinodit që së bashku me Kryepeshkopin Stefan dhe Sinodin e tij të përpunojë të gjitha detajet teknike dhe organizative, pasuar me shpalljen solemne të aktit zyrtar dhe më pas të gjitha kishat ortodokse vendore do të informohen dhe ftohen që të pranojnë statusin autoqefal të Këshillit të Kishës Ortodokse Serbe-Arqipeshkvisë së Ohrit (KKOS AO)”, tha patriarku serb, transmetojnë mediat maqedonase.

Ai shprehu besimin se të gjitha kishat ortodokse do ta marrin me gëzim këtë lajm.

Patriarku Porfiri këtë e tha pas shërbesës së përbashkët me Kryepeshkopin Stefan, çka u pasua me duartrokitje të gjata dhe të forta nga shumë besimtarë.

Ortodoksia me vendimin e sotëm mori një kishë tjetër – atë maqedonase, e cila me propozim të Konstandinopojës do të emërtohet Ohër. Në liturgjinë e përbashkët, patriarku serb u bëri thirrje të gjitha kishave të tjera ortodokse që ta njohin atë maqedonase.

Më herët, Porfiri tha se Maqedonia është dekoruar me bekimet më të larta ortodokse, vend ku me shekuj janë lutur lot për shpëtimin e racës njerëzore.

– Le të gëzohemi sot sepse e gjithë Kisha gëzohet me ne. Qielli dhe toka gëzohen. Kur vëllezërit duhen me njëri-tjetrin, kur kremtohet emrin i Zotit, le të gëzohemi që pas 55 vjetësh, liturgjia e shenjtë u shërbye fillimisht në Beograd, e tani në Shkup, për pak ditë – tha Porfiri.

Kryepeshkopi Stefan falënderoi anëtarët e Sinodit të Shenjtë të Ipeshkvijve të Kishës Ortodokse Serbe në emër të popullit besimtar maqedonas dhe Këshillit të Kishës Ortodokse Serbe-Arqipeshkvisë së Ohrit. Ai tha se qëllimi i kishës është ta bashkojë njeriun në vetvete.

“Angazhimi ynë 80-vjeçar ndaj kishës së pavarur nuk ka pasur asnjëherë qëllim që të na ndajë nga trupi i Krishtit, por të na mundësojë, si gjithmonë, si kombet e tjera ortodokse, ta kryejmë lirisht misionin tonë”, deklaroi ai dhe theksoi se ky është një moment historik që përmbush ëndrrën e shumë brezave.

‘Në Beograd, në kishën e Shën Savës, dhe tani në Shkup, sikur u dëgjua fort një psherëtimë lehtësimi si për të parët, ashtu edhe për ne. Dhe ai gëzim i lehtësimit erdhi nga kisha amë, Patriarkana Ekumenike dhe nga kisha SImotër serbe, Patriarkana e Pejës…”, përfundoi ai.

Të ngjashme