Lajme
Kimete Berisha tallet me Dimal Bashën: Ky zanoren ‘I’ e shqipton si ‘U’, s`thotë ‘sIkur’ por ‘sUkur’
Demokracia
14:46 | 03 Qershor 2023

Share:

Opinionistja Kimete Berisha është tallur keq me kryeministrin Albin Kurti, deputetin Dimal Basha dhe kryetarin e Leposaviqit, Lulzim Hetimi.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se ngjarjet në veri të vendit kanë zbuluar budallallëkun e Albin Kurtit,

Sipas tij, deputeti Dimal Basha nuk i shqipton si duhet zanoren “I” dhe “U”.

“Se në çfarë gjendje të rëndë është Albin Kurti, e dëshmon ‘Dimali’, i cili në emrin e tij flet për perendimin (që e çliroi Kosovën), si për ‘lahperin’ e mëhallës, me shpresë se kur ta dëgjojnë, ua flladit zemrat të gjithë ekstremistëve fetarë, që do të shkojnë pas fjalëve të tij. Ky djali, zanoren I e shqipton si U – nuk thotë ‘sIkur’ por ‘sUkur’. Qe, kjo është ‘ushtria’ e Albin Kurtit – një tufë primitivësh, që guxim e konsiderojnë fyerjen”, ka shkruar ajo.

Ajo është tallur edhe me kryetarin e Leposaviqit, Lulzim Hetimi, i cili që një javë është mbyllur në zyre të komunës.

“Kryetari i Leposaviçit, Lulzim Hetemi, po flen në zyre, në pritje për të shkuar njerëzit me tanske për ta nxjerr certifikatën e lindjes. Ka çka s’ka, ama që flen njeriu në zyre, dhe sillet si lugat i vetëm ne një ndërtesë të braktisur (që i duket si hotel), kjo është e frikshme”, ka shkruar ajo.

Të ngjashme