Lajme
Kimete Berisha përkrah Marshin për Drejtësi: Protesto për vete
Demokracia
22:34 | 31 Mars 2023

Share:

Publicistja Kimete Berisha ka dalë në përkrahje të “Marshojmë për Drejtësi”, që do të mbahet në Prishtinë më 02 prill (e shtunë).

Berisha, me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka listuar një rang arsyesh pse duhet dalë në protestë, derisa ka akuzuar rëndë Qeverinë Kurti duke thënë se e ka lënë Kosovën në “disponimin e Aleksandër Vuçiqit”, shkruan Demokracia.com.

“Protesto për vete! Sepse Gjykata Speciale është një-etnike. Sepse fajtori paragjykohet në baza raciste.  Sepse ‘fajtori’ është shqiptar. Sepse Gjykata është depo e fakteve të fabrikuara të Serbisë”, thuhet ndër të tjera në postim të saj.

Më 2 prill do të mbahet Marshi për Drejtësi nga sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë deri tek sheshi “Skenderbeu”. Marshi bëhet në shenjë solidarizimi me ish-krerët e UÇK-së, që po mbahen që dy vite e gjysmë në paraburgim në Hagë.

Postimi i plotë:

/Demokracia.com/

Të ngjashme