Kim Kardashian ka tërhequr vëmendjen e fansave dhe kritikëve pasi u publikuan dy aplikacionet që ajo ka në telefonin e saj.
Detektivët e internetit panë ikona të caktuara të aplikacioneve në celularin e yllit pasi qarkulloi një fotografi e saj duke mbajtur telefonin, shkruan The Sun.
Në foton e zmadhuar, Kim, 43 vjeçe, mban iPhone-in në njërën dorë ndërsa tjetrën e mban aty pranë syzeve të saj të mëdha.
Fansat e familjes Kardashian vunë re se ylli i serialit “Keeping Up With The Kardashians” kishte aplikacionet Wattpad dhe Reddit të shkarkuara në telefonin e saj.
Disa folën për vëzhgimet e tyre në një fije diskutimi në Reddit. Shumë ishin kureshtarë për interesin e saj në Wattpad – një aplikacion për tregime të shkruara nga fansat e njohur për histori origjinale erotike.
“Nuk e di çfarë më shokon më shumë. Reddit apo Wattpad. Cilat tregime erotike është duke lexuar”, komentoi një fans. Tjetri pyeti: “Kimmy, cilat tregime nga fansat je duke lexuar?”, gjersa dikush tjetër bëri shaka: “Ha! E kapën mat”.
Disa fansa u shqetësuan kur panë aplikacionin Wattpad në telefon dhe pranuan se ishin të habitur për tregimet e fansave që ajo mund të lexojë.
Të tjerë u ndjenë të shkelur në privatësi për faktin që ajo kishte aplikacionin Reddit, duke supozuar se e përdorte për të spiunuar fijet e diskutimit mbi familjan Kardashian në këtë aplikacion.
“O Zot i madh, ndihem sikur më kanë shkelur privatësinë. Me të gjithë respektin, largohu Kim nga aty”, theksoi një fans.
Në një imazh të përmendur më lart në Reddit duket se është bërë kohët e fundit, pasi themeluesja e markës ‘Skims’ kishte dorëza në gishtat e saj. Lëndimi i saj në fishta u bë lajm në fillim të shkurtit pasi paparacët e fotografuan atë në një ndeshje basketbolli të djalit të saj Saint West, tetë vjeç, në Los Angeles, Kaliforni.