ShowBiz
Kim Kardashian është zyrtarisht miliardere
Demokracia
15:50 | 06 Prill 2021

Share:

Ylli i shfaqjes televizive ‘Keeping Up With the Kardashians’, është bërë zyrarisht miliardere.

Forbes tregoi se ajo është pjesë e listës së Miliarderëve të Botës, duke cituar dy bizneset e saj fitimprurëse, KKW Beauty dhe Skims, si dhe para të gatshme nga “Keeping Up With the Kardashians” dhe marrëveshje të ndryshme, transmeton Demokracia.com.

Vlera e Kardashian u rrit nga 780 milionë dollarë (në tetor) në 1 miliard dollarë.

Kim nisi KKW Beauty në vitin 2017 pasi pa suksesin e kompanisë së kozmetikës ‘Kylie Cosmetics’ të motrës së saj Kylie Jenner, ndërsa kompaninë e veshjeve ‘Skims’ e hapi në vitin 2019. /Demokracia.com/

Të ngjashme