ShowBiz
Kim Kardashian e shqetësuar për pamjet nudo të ish-bashkëshortit të saj Kanye West: Nuk e di se çfarë do t’u them fëmijëve
Demokracia
20:27 | 30 Gusht 2023

Share:

Kim Kardashian është ‘e turpëruar dhe e shqetësuar’ nga ish-bashkëshorti i saj Kanye West, pas daljeve të tij të fundit në Itali me gruan e re Bianca Censori.

42-vjeçarja, e cila ka katër fëmijë me reperin 46 vjeçar, beson se “diçka nuk është në rregull” dhe nuk e di se si do t’ua ‘shpjegojë të gjitha fëmijëve’ veprimet e babait të tyre, tha një burim për The Sun.

Këtë javë reperi u pa duke zbuluar të pasmet e tij të zhveshura gjatë një shëtitjeje me varkë me Biancan, 28 vjeçe, në Venedik, e cila ka bërë që vendasit të acarohen dhe të bëjnë thirrje për arrestimin e tyre, shkruan DailyMail.

“Kim ka qenë kaq e shqetësuar për fotografitë e reja që kanë dalë me Biancan – si do t’ua shpjegojë të gjitha fëmijëve?”, zbuloi burimi.

“Ajo është e turpëruar dhe e shqetësuar për të – ai po endet zbathur me shampanjë në rrugë, diçka nuk është e qartë”.

Burimi dukej se po i referohej fotografive të fundit të Kanyet duke ecur zbathur nëpër rrugë me një shishe në dorë, ndërsa Bianca i la pak vend imagjinatës e veshur me një kostum ë jepte përshtypje sikur është nudo.

“Është e vështirë për të, sepse sapo mendon se mund të vazhdojë, diçka e tillë ndodh dhe ajo tërhiqet përsëri në të”.

“Është si çdo herë që Kanye dhe Bianca bëjnë këto marifete pothuajse të zhveshura, ua kujton të gjithëve se Kim ishte veshur me veshje të ngushta dhe thuajse nudo gjatë martesës”.

Gjatë gjithë romancës së tyre të gjatë, West shpesh e quajti Kimin ‘muzën’ e tij dhe ndikoi shumë në zgjedhjet e saj të modës.

Ylli i “The Kardashians” bëri kërkesë për divorc nga muzikanti në shkurt të vitit 2021. Dyshja kanë katër fëmijë së bashku: North, 10, Psalm, katër, Saint, shtatë dhe Chicago, pesë.

Ndërkohë Kanye dhe Bianca kanë bërë bujë gjatë udhëtimit të tyre të fundit në Venedik.

Në daljen e tyre më të fundit, reperi i hitit “Donda” i çoi gjërat edhe më tej duke ekspozuar të pasmet e tij të zhveshura para turistëve gjatë një shëtitje me varkë me të ashtuquajturën nusen e tij.

Imazhet e çiftit tregojnë reperin të ulur në pjesën e pasme të varkës së lumit.

Arkitektja australiane Censori tashmë është kritikuar për veshjet e rrezikshme që ka veshur gjatë udhëtimit – të cilat e kanë parë atë duke modeluar një sërë kostume nudo të ngushta deri në lëkurë, të cilat vendasit i kanë kritikuar si një formë ‘paturpësie publike’ në vendin konservator katolik.

Të ngjashme
ShowBiz • 02 Maj 2024