Lajme
Kim Jong Un tregon sërish forcën, shfaqet në foto duke qëlluar me armë
Demokracia
12:57 | 06 Gusht 2023

Share:

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un ka vizituar dhe inspektuar për 3 ditë më radhë fabrikat e armëve dhe artilerisë.

Në fotot e publikuara nga agjencia shtetërore koreano-veriore e lajmeve KCNA, shfaqe lideri koreno-verior duke vizituar një fabrikë prodhimi të një kompleksi artilerie të kalibrit të madh dhe duke u dhënë udhëzime në terren punëtorëve në një strukturë për raketat strategjike të lundrimit dhe avion sulmues pa pilot. Ndërsa në një tjetër imazh ai shfaqet duke marrë shënjestër dhe qëlluar me armë.

Sipas agjencisë së lajmeve, Kim dha “udhëzime të rëndësishme në lidhje me ngritjen e kapaciteteve për prodhimin serial të municioneve të reja” gjatë inspektimeve të zhvilluara të enjten, të premten dhe të shtunën.

Publikimi i fotove vjen në mes të një periudhe tensionesh të rritura në Gadishullin Korean dhe duket të jetë shfaqja e fundit e forcës nga Pheniani.

Në korrik, Koreja e Veriut mbajti një paradë të madhe ushtarake me dy modele të raketave balistike ndërkontinentale (ICBM) si pjesë e përkujtimit të armëpushimit të Luftës Koreane, e njohur si Dita e Fitores nga Pheniani.

Në një shfaqje tjetër fuqie atë muaj, Pheniani lëshoi ​​dy raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi, të cilat u ulën në detin midis Gadishullit Korean dhe Japonisë. /A2CNN

Të ngjashme