ShowBiz
Kim i lutet Kanye që ta fshijë këngën e re për këtë arsye
Demokracia
17:51 | 05 Shtator 2021

Share:

Kim Kardashian i është lutur ish-it të saj, Kanye West të hiqte “rrëfimin e tij rreth tradhtisë” nga albumi i ri, Donda, por ai “refuzoi”, tha një burim ekskluzivisht për The Sun.

Thuhet se Kim tani ndihet ‘e poshtëruar’ nga teskti i këngës ‘Hurricane’, ku Kanye pranon se e ka tradhuar Kim-in.

Një burim i afërt me Kim shpjegoi: “Ajo po tmerrohej sepse fëmijët e saj do i dëgjonin këto këngë, veçanërisht North.”

“North është tifozja numër 1 e babait të saj, kështu që ajo të dëgjojë një këngë ku babai i saj pranon se e ka tradhtuar të ëmën, pasi North kishte lindur tashmë..”

Por burimi tha gjithashtu se pavarsisht kësaj Kim do të vazhdojë ta mbështesë Kanye West në projektin e tij të ri deri në fund.

Tradhtia ndaj Kim

Sipas Page Six, Kanye e tradhtoi atë, teksa luftonte me varësinë ndaj alkoolit.

Një burim i brendshëm pohoi për faqen: “Kënga është në një farë mënyre dëshmia e tij për gjithçka që ai bëri gabim dhe duke marrë përgjegjësi për prishjen e martesës së tyre.”

Asnjë nga përfaqësuesit e Kanye nuk e ka kthyer kërkesën e The Sun për koment.

Të ngjashme