ShowBiz
Kim bëhet shënjestër e talljeve pas xhirimit të udhëzimit se si të vendosen faculetat në një kuti
Demokracia
19:46 | 06 Tetor 2022

Share:

Kim Kardashian ka bërë një klip me udhëzime se si të vendosen faculetat në një kuti dhe kështu u bë objekt i talljeve në internet.

Gjegjësisht, ajo ka vendosur që përveç grimit dhe të brendshmeve, të shesë edhe sende shtëpiake. Prandaj, ajo filloi të publikojë mësime të cilat, sipas saj, janë të dobishme.

“Nuk mund ta vendosësh një kuti të zakonshme në atë që po e shes unë. Kështu që hapeni kutinë e kartonit, nxirrni pecetat, vendosni në një kuti tjetër dhe vendoseni kapakun. Nxirrni një pecetë përmes hapjes dhe kaq”, ka thënë Kim.

Sigurisht që ky klip ka shkaktuar shumë reagime:

“Qelizat e mia nervore vdiqën duke shikuar këtë video”, ka shkruar një përdorues i Instagramit.

“Urime, Kim. Ne kishim shumë nevojë për këtë tutorial”, bëri shaka një tjetër.

“Të lumtë. Këtë nuk e kemi ditur”, është edhe një nga komentet e shumta tallëse.

Të ngjashme