Lajme
Kievi drejt “ngrirjes”, akoma nuk ka zgjidhje të kolapsit energjetik
Demokracia
13:49 | 27 Nëntor 2022

Share:

Kievi është mbushur me dëborë dhe temperaturat kanë lëvizur rreth ngrirjes të dielën, ndërsa miliona njerëz brenda dhe përreth kryeqytetit ukrainas luftuan me ndërprerjet e furnizimit me energji elektrike dhe ngrohje qendrore të shkaktuara nga valët e sulmeve ajrore ruse.

Moti i ftohtë po rrit gradualisht nevojat për energji të konsumatorëve, edhe pse punëtorët e riparimit po bëjnë të pamundurën për të rregulluar objektet e shkatërruara të energjisë, shkruan Reuters.

“Prodhuesit e energjisë elektrike nuk janë ende në gjendje të rifillojnë furnizimin e plotë me energji elektrike pas sulmeve raketore të Rusisë të mërkurën dhe nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të kursejnë energjinë duke imponuar ndërprerje”, u tha në deklaratë.

Të ngjashme