Lajme
Kidnapimi i tre policëve të Kosovës, Rrahmani: Kosova ka nevojë për mbështetjen nga aleatët dhe shtetet mike
Demokracia
18:34 | 14 Qershor 2023

Share:

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani ka thënë se është i papranueshëm për Kosovën çdo veprim i shtetit serb.

Rrahmani përmes një postimi në Facebook ka thënë se Kosova ka nevojë për mbështetjen maksimale nga aleatët dhe shtetet mike.

Ai tutje ka thënë se koha e bashkimit, bashkërendimit dhe bashkëpunimi, pozitë e opozitë.

Postimi i plotë:

Është i papranueshëm për Republikën e Kosovës çdo veprim i shtetit serb brenda kufijve të saj, siç është rasti i sotëm i rrëmbimit të padrejtë e luftënxitës i policëve tanë.

Republika e Kosovës ka nevojë për mbështetje maksimale nga aleatët dhe shtetet mike të Kosovës.

Është koha e bashkimit, bashkërendimit dhe bashkëpunimit për të gjithë ne, pozitën dhe opozitën, ku në plan të parë është ruajtja e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.

Të ngjashme