Lajme
KFOR’i vëzhgoi protestën për dinarin në Mitrovicë: Jemi reaguesi i tretë, koordinohemi me Policinë dhe EULEX’in
Demokracia
19:45 | 12 Shkurt 2024

Share:

Grupe qytetarësh serbë protestuan të hënën në Mitrovicën e Veriut kundër vendimit të autoriteteve të Kosovës që ndalon përdorimin e dinarit serb për pagesa në të gatshme në zonat e banuara me shumicë serbe. Mbikeqyrjen e kësaj proteste e ka bërë edhe Njësia e Specializuar Shumëkombëshe e KFOR-it.

Në një postim në Facebook, KFOR e ka vlerësuar si paqësore këtë protestë, duke potencuar se:

“KFOR-i vazhdon të operojë si reagues i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), me të cilët ne koordinohemi rregullisht”, thuhet në njoftim, transmeton Express.

KFOR-i rithekson se është plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij, “për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe për lirinë e lëvizjes”.

Postimi i plotë:

Të ngjashme