Lifestyle
Këto ushqime largojnë thinjat të cilat shfaqen në moshë të re
Demokracia
17:41 | 03 Maj 2021

Share:

Ka njerëz që thinjat u dalin që në moshë të re. Stresi intensiv i ditës, apo shqetësimet dhe detyrimet i bëjnë ata të harrojnë ngjyrën natyrale të flokëve, duke bërë që flokët gri të mbizotërojnë.

Burimet shkencore thonë se pirja e duhanit dhe stresi kontribuojnë në plakjen e parakohshme, por dieta është gjithashtu një faktor i rëndësishëm. Me kalimin e viteve rezulton se ka ushqime që reduktojnë daljen e flokëve të hirta në moshë të re.

Miso

Miso është një lloj paste që bëhet kryesisht nga fasulet e sojës, kripa e detit dhe orizi ose elbi. Ajo është përdorur prej shekujsh nga japonezët në mënyrë që t’i mbajë flokët me shkëlqim, të shëndetshëm dhe me ngjyrën e tyre natyrale. Miso është i pasur me enzima dhe është një nga ushqimet e fermentuara të cilat ndihmojnë në parandalimin e plakjes së parakohshme.

Mëlçitë

Përveç shijes së veçantë, mëlçia arrin të mbajë flokët tonë të pasura, të forta dhe me shkëlqim, për shkak të përmbajtjes së vitaminës B12 dhe B9, bakrit dhe hekurit. Në të njëjtën kohë, këta përbërës ndihmojnë në ruajtjen e ngjyrës natyrale të flokëve dhe parandalojnë shfaqjen e thinjave.

Algat e detit

Ata që e preferojnë kuzhinën japoneze e kanë shumë të njohur këtë ushqim që lufton shfaqjen e flokëve gri. Algat e detit janë një burim i kolagjenit vegan, i cili rrit natyrshëm shëndetin e flokëve. Në fakt, disa alga dhe bimë të tjera detare, janë gjithashtu të pasur me zink, vitamina A dhe c dhe beta-karotinë, të cilat dihet se stimulojnë rritjen flokëve.

Salmoni

Salmoni jo vetëm që u jep shkëlqim dhe forcë flokëve, por gjithashtu ndihmon në ruajtjen e ngjyrës natyrale. Kjo për shkak të përmbajtjes së selenit; një metal bazë që ndihmon në rregullimin e prodhimit të hormoneve, të cilat nëse janë të paorganizuara rezultojnë në plakje të parakohshme.

Thjerrëzat

Ushqimi i preferuar i fëmijërisë sonë është rikthyer dinamikisht si një superushqim. Vitamina B9 që gjendet në to ndihmon në prodhimin e metioninës, një aminoacid që është thelbësor për ngjyrën e flokëve. Ashtu si thjerrëzat, edhe qiqrat përmbajnë përqendrime të larta të vitaminës B9. Përfshini në dietën tuaj receta të shijshme të thjerrëzave dhe i thoni lamtumirë flokëve të bardha njëherë e përgjithmonë.

Të ngjashme
Lifestyle • 26 Prill 2024