Kuriozitete
Këto janë shtetet më të preferuara në Evropë në vitin 2022
Demokracia
10:58 | 12 Nëntor 2022

Share:

Revista e udhëtimit Wanderlust u kërkoi lexuesve të tyre të vlerësonin destinacionet më tërheqëse në Evropë.

Kroacia u rendit në vendin e 5-të, duke u cilësuar si një nga destinacionet më të dëshiruara evropiane në ceremoninë e 21-të të çmimeve prestigjioze Wanderlust Travel Awards, të organizuar nga revista britanike e udhëtimeve Wanderlust, ndërsa Dubrovniku u shpall si qyteti më i dëshiruar nga turistët.

Sipas një deklarate të fundit nga Bordi Kombëtar i Turizmit Kroat, Kroacia arriti t’ia kalonte vendeve si Austria, Zvicra, Portugalia, Gjermania dhe Skocia./albinfo/

Shtetet më të dëshirueshme (Evropë)

  1. Greqia
  2. Spanja
  3. Franca
  4. Italia
  5. Kroacia
  6. Zvicra
  7. Skocia
  8. Gjermania
  9. Portugalia
  10. Austria.

Të ngjashme
Kuriozitete • 15 Maj 2024