Lajme
Këtë javë SHSKUK-ja merr vendim për emërimin e udhëheqësit të ri Klinikës Infektive
Demokracia
22:00 | 09 Shkurt 2021

Share:

Tash e katër ditë, Klinika Infektive në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK), ka mbetur pa udhëheqës.

Lindita Ajazaj-Berisha, më 5 shkurt kishte dhënë dorëheqje nga pozita e ushtrueses së drejtoreshës së Klinikës Infektive në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK).

Me dorëheqjen e saj, e cila u tha se ishte për arsye personale, Klinika Infektive ka mbetur pa udhëheqës.

Nga Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK), kanë bërë të ditur për Demokracia.com, se gjatë kësaj jave do të merret vendim se kush do të udhëheqë me Klinikën Infektive.

“Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ju njofton se menaxhmenti i SHSKUK-së do të vendosë gjatë javës për emrin e ri në pozitën e ushtruesit të detyrës së drejtorit në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e SHSKUK-së për Demokracia.com.

Theksojmë se Ajazaj-Berisha ishte emëruar si ushtruese detyre e drejtoreshës së Klinikës Infektive në vitin 2019 dhe ajo kishte udhëhequr këtë klinikë që nga fillimi i pandemisë COVID-19. /Demorkacia.com/

Të ngjashme