Lajme
Këta janë heronjtë që shpëtuan mitrovicasin nga hedhja e ndërtesës së komunës
Demokracia
16:36 | 09 Mars 2021

Share:

Një qytetar gjatë së martës ka tentuar që të hidhej nga objekti i Komunës së Mitrovicës.

Mesditën e së martës, një qytetar ka tentuar që të hidhej nga objekti i Komunës së Mitrovicës, por një gjë të tillë e ka parandaluar Policia e Kosovës dhe ekipet e Zjarrfikësve, raporton Demokracia.com.

Lexo edhe: 

Policia parandalon një qytetar që tentoi të hidhej nga objekti i Komunës së Mitrovicës

Përmes një njoftimi për medie, Komuna e Mitrovicës dhe Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se i njëjti person është dërguar për trajtim mjekësor fillimisht në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës dhe më pas në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Demokracia.com, mëson se policët heronj që e shpëtuan mitrovicasin që të mos hidhej nga objekti i Komunës së Mitrovicës janë Labinot Selaci dhe Afrim Shyti. /Demokracia.com/

Të ngjashme