Lajme
Policia parandalon një qytetar që tentoi të hidhej nga objekti i Komunës së Mitrovicës
Demokracia
16:17 | 09 Mars 2021

Share:

Policia e Kosovës ka parandaluar rrezikun e hedhjes së një qytetari nga lartësia.

Polica e Kosovës ka njoftuar se një person ka tentuar të hidhet nga ndërtesa e objektit të Komunës së Mitrovicës.

“Mbi bazën e informacionit është reaguar me urgjencë nga njësi të ndryshme policore dhe me të  arritur në vendin e ngjarjes në rrethana të një situate të tillë, me qëllim të parandalimit dhe evitimit të rrezikut, zyrtarët policorë së bashku me disa zyrtarë të komunës, në mënyrë  profesionale iu  kanë qasur, duke komunikuar dhe  duke e bindur personin që të tërhiqej prapa. Falë një komunikimi të bindshëm e profesional është arritur të krijohen rrethana  që personi të futet në kontroll”, thuhet në njoftim të PK-së.

Sipas policisë, personit në fjalë i është ofruar ndihmë mjekësore në  Spitalin Rajonal në Mitrovicë, më pas i njëjti është dërguar tretman të mëtejmë  mjekësor në QKUK.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë pa ndërhyrje:

Reagimi i shpejtë  i Policisë  parandalon rrezikun e hedhjes së një qytetari nga lartësia

Mitrovicë,  9 mars  2021

Sot rreth orës 13:00, Policia në Mitrovicë ka pranuar një thirrje emergjente, për  një person  i cili po tentonte të  hidhej  nga ndërtesa e objektit të Komunës së Mitrovicës.

Mbi bazën e informacionit është reaguar me urgjencë nga njësi të ndryshme policore dhe me të  arritur në vendin e ngjarjes në rrethana të një situate të tillë, me qëllim të parandalimit dhe evitimit të rrezikut, zyrtarët policorë së bashku me disa zyrtarë të komunës, në mënyrë  profesionale iu  kanë qasur, duke komunikuar dhe  duke e bindur personin që të tërhiqej prapa.

Falë një komunikimi të bindshëm e profesional është arritur të krijohen rrethana  që personi të futet në kontroll.

Personit në fjalë i është ofruar ndihmë mjekësore në  Spitalin Rajonal në Mitrovicë, më pas  i njëjti është dërguar tretman të mëtejmë  mjekësor në QKUK.

Policia do të vazhdojë  me trajtimin e rrethanave dhe shkaqeve që kanë të bëjnë me rastin./Demokracia.com

https://www.facebook.com/KosovoPolice/posts/3919783911415449

 

Të ngjashme
Lajme • 19 Maj 2024