ShowBiz
Këta janë banorët e ri që u bën pjesë Big Brother
Demokracia
09:26 | 22 Janar 2023

Share:

Dy banorë të ri u bënë pjesë e shtëpisë së Big Brother Vip 2.

Bëhet fjalë për Xhonatan Islamin. Ai erdhi me parashutë në shtëpi.

Në klipin prezantues Xhonatani cilësoi Oltën si konkurrenten më të fortë. Ai tha se ka disa vajza që i pëlqejnë brenda shtëpisë, ndërsa shtoi se babain e ka mbështetjen e tij më të madhe.

Kjo është eksperienca e tij e parë i të qenurit i izoluar, pasi siç tha Xhonatani ai është shpirt i lirë.

Derisa, këngëtarja e njohur e muzikës popullore Valbona Mema është banorja e dytë, e cila i shtohet shtëpisë së madhe të Big Brother mbrëmjen e sotme.

Në klipin prezantues, këngëtarja u shpreh se gjëja që nuk i pëlqen në shtëpi është mungesa e disiplinës. Amosi është i preferuari i saj.

Mema u fut në shtëpi si këngëtare, për të përformuar për banorët, pa e ditur këta të fundit që ajo do të ishte banore e re.

Valbona Mema bashkë me Xhonatan Islamin, nisën mbrëmë rrugëtimin dhe garën e fortë për çmimin e madh.

Të ngjashme