Lajme
Këta janë 11 të arrestuarit nga Krimet Ekonomike për ‘dallavere’ me subvencione
Demokracia
18:28 | 29 Qershor 2022

Share:

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, ka arrestuar 11 persona nën dyshimin për ‘dallavere” me subvencione.

Aksioni i Policisë së Kosovës është realizuar në lokacione të ndryshme: Pejë, Istog, Deçan, Viti, Suharekë dhe Ferizaj, shkruan Demokracia.com.

Demokracia.com mëson se të arrestuarit janë A.E (1987), I.K (1978), L.F (1985), G.A (1992), B.B (1978), S.B (1975), D.B (1968), H.M (1974), D.D (1996), R.Z (1974) dhe A.M (1968).

Sipas policisë, aksioni është ndërmarrë pas hetimeve disa mujore të realizuara në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale, nën dyshimin për keqpërdorime në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë.

“Të arrestuarit, dyshohet së janë përfshirë në veprat penale: ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritet zyrtar’, ‘marrja e ryshfetit’, ‘dhënia e ryshfetit’, ‘mashtrimi me subvencione’ ‘falsifikimi i dokumenteve zyrtare’ dhe ‘pengim i të provuarit apo procedurës zyrtare’. Tre nga të arrestuarit janë persona zyrtar, ndërsa tetë persona të dyshuar janë përfitues subvencionesh të cilët dyshohet se kanë përfituar subvencione përmes dhënies së ryshfetit dhe falsifikimit të dokumenteve”, ka njoftuar Policia.

Pas intervistimit të të dyshuarve, më aktvendim nga prokurori, të njëmbëdhjetë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë./ Demokracia.com/

Të ngjashme